Fermerët e Ferizajt protestojnë para Qeverisë së Kosovës

11:06 | 19 Qershor 2019

Fermerët nga Ferizaj po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste.

Me traktor, ata kanë ardhur për të protestuar para Qeverisë pasi nuk janë kompenzuar për dëmet e shkaktuara nga breshëri vitin e kaluar.

“Edhe ne jemi fermerë të Kosovës”, është shkruar në njërën prej pankartave që po mbajnë në duar.

Policia u ka kërkuar që t’i largojnë traktorët pasi nuk kanë leje ndërkohë që protestuesit thonë që kanë marrë leje nga komuna e Prishtinës.

Megjithatë pas urdhrit të policisë për largim të tyre ata i kanë larguar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara