Familja Berbatovci së shpejti bëhet me shtëpi

19:51 | 17 Mars 2017

Sot në fshatin Dardhishtë të Komunës së Obiliqit, ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e Milazim Berbatovcit.

Siç njofton Komuna e Obiliqit, ndërtimi i shtëpisë arrihet përmes bashkëpunimit të Komunës dhe donatorëve.

“Komuna e Obiliqit në vazhdimësi është duke punuar në gjetjen e mundësive për ndërtimin e shtëpive të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike. Ndërtimi i shtëpisë për familjen e Milazim Berbatovcit në fshatin Dardhishtë, është e nënta shtëpi që është duke u ndërtuar që nga marrja e mandatit të Kryetarit Xhafer Gashi.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, e uroi familjen Berbatovci për fillimin e ndërtimin të shtëpisë së re.

Ai tha se komuna do të vazhdojë me ndërtimin e shtëpive të tilla edhe për raste të tjera, që kanë gjendje të rëndë ekonomike.

Nga ana tjetër, kryefamiljari Milazim Berbatovci e falënderoi kryetarin Gashi dhe donatorin për ndihmën që po i bëjnë në ndërtimin e shtëpisë.

Në vënien e gurthemelit të shtëpisë ishte edhe hoxha Shaban Kosumi, së bashku ne shumë qytetarë të fshatit Dardhishtë”, thuhet në komunikatë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara