Fabrika hedhë kemikale në lumin e Batllavës, banorët e Llapit duan zgjidhje urgjente

17:37 | 13 Maj 2018

Banorët e fshatit Bellopojë janë ankuar për një fabrikë që hedhë kimikale të pa filtruara në lumin e Batllavës.

Fabrika, sipas banorëve, prodhon vaj ushqimor dhe ata po vuajnë nga ky helmim për shkak se lumi i Batllavës kalon nëpër fshatin Gërdofc, Bellopojë, për të kaluar në Shakovicë e më tutje, përcjellë Indeksonline.

Banorët këtë e kanë quajtur krim ndaj natyrës dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente për këtë çështje.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të banorëve:

Banorët e fshatit Bellopojë, po vuajnë nga lumi i helmuar !!

Një biznesmen i lidhur me politikën më i fort se shteti. Thuaja çdo vikend kur shteti nuk punon edhe zyrtarisht, me një fabrikë të vogël që prodhon vaj ushqimorë, helmon ujin duke hedhur kemikale të pa filtruara në lumin e Batllavës që kalon nëpër fshatin, Gërdofc dhe Bellopojë, për të vazhduar në fshatin Shakovicë e tutje.

Për çudi edhe pse në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe udhëzimet që flasim për ambientin askush nuk e ndalon, e pse? Përgjigja e thjesht, zyrtarët komunal të Podujevës, e besa edhe të ministrisë që i ka prapa nuk qajnë kokën për dhjetra banorë në fshatin Bellopojë, që punojnë tokën e sidomos atyre që bëjnë kultivimin e specit,domateve,trangujve e kultura tjera bujqësore dhe iu helmohen produktet bujqësore dhe iu pamundësohet që të ujisin token me ujin e lumit.

Dje kemi vizituar lumin dhe nga disa banorë të fshatit jemi njoftuar se edhe këtë vit po vazhdon helmimi i ujit nga fabrika e vajit nga fsh.lluga, e cila është duke shfrytëzuar vikendin për të liruar kemikalet në lumë.

Edhe pse disa herë kan protestuar banorët, për të ndaluar helmimin e ujit të lumit nga fabrika, janë ankuar ne komunën e Podujevës dhe në ministrinë e Ambientit por asnjëherë nuk është zgjedhur ky problem. Banorët kërkojnë zgjidhje për këtë problem derisa nuk ka ndodhur ndonjë e keqe pasi kjo gjendje është e padurueshme.

Si banorë nuk janë kundër fabrikës, por kërkojnë që të mos hudhen mbetjet e kemikalve në lumë dhe të mos iu pamundësohet shfrytëzimi i tokës së tyre bujqësore.

Pamjet e siguruara dje dëshmojnë për një krim ndaj natyrës dhe një urgjencë për zgjidhjen e këtij problemi.

Bashkë me banorët do ta ndjekim këtë qështje ne rrugë ligjore prandaj na duhet ndihma e të gjithëve./indeksonline/

Lajmet më të lexuara