Euro-deputeti gjerman, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushat e edukimit në programet e BE-së

13:15 | 28 Shkurt 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion nga Gjermania, në krye me Zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, njëherit euro-deputetin gjerman,  Rainer Wieland.

Gjatë takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike, për tajnime dhe shkollime të larta për zyrtarët që kontribuojnë në administratën publike.

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është e angazhuar që të punojë në drejtim të avancimit të administratës publike, e cila është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Poashtu ministri Veliu, veçoi luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këto fusha.

Ndërsa euro-deputeti, Wieland, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim për projekte specifike nga fushat e edukimit në programet e BE-së dhe qeverisë gjermane.

Ai ndau përvoja nga fusha e arsimit, luftimit të korrupsionit, ngritja e kapaciteteve të administratës dhe çështje tjera me rëndësi për shtetin tonë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara