Erioni është në gjendje të mirë shëndetësore

11:12 | 16 Mars 2017

Mjekët të cilët sot kanë vizituar familjen Gashi për të parë nga afër gjendjen e djalit të saj Erion Gashi i cili ishte zhdukur mbrëmë dhe është gjetur sot, kanë konstatuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan arbresh.info.

“Të gjithë parametrat janë mirë. Është pak i ftohtë se ka ndenjur në ambient të hapur. Nuk ka ndonjë shenjë në trup. Këshilla për nënën të mos e lejoj në ambient të hapur të mos e ekspozoj tani në këtë gjendje, ta ushqej”, thanë mjekët që e kontrolluan./Arbresh.info.

17349572_1436050759740869_1075048004_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara