“Erdhi Tita”, nënkryetari i AAK-së tallet me slloganin e VV-së

12:17 | 13 Shtator 2019

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherit nënkryetari i kësaj partie, Erolld Belegu, është tallur me sloganin e zgjedhjeve të VV-së, ‘Erdhi Dita’, duke e shndërruar atë në ‘Erdhi Tita’, në një postim të tij në Facebook.

Këtë, si duket e ka bërë këtë për shkak të premtimeve të Kurti për krijimin e shërbimit obligativ ushtarak.

Në një intervistë për DPT te Fidani, Belegu thotë që shërbimin e obligueshëm ushtarak siç propozon VV-ja e ka Koreja Veriore, Kuba, Kina e Rusia, duke e krahasuar me Enver Hoxhën e Josip Broz Titon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara