“Erdhi godoja” shfaqet në Teatrin e Gjilanit

09:59 | 12 Qershor 2019

Në Teatrin e Gjilanit sonte do të shfaqet “Erdhi godoja” nga Daniel Curzon, regjia: Shkelzen Berisha.

Në këtë shfaqje shfaqje plot lojë e shumë jetë brenda saj do të luajnë: Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.
Skenografia dhe kostumet: Bekim Korça.

Historia e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor vetëm sa për t’i bërë aktive jetët e tyre, të cilët arsyetohen se janë në pritje të shpëtimtarit të tyre, që edhe kur ju vjen, ata dështojnë ta kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – Domethënien!

Shfaqja fillon në orën 20:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara