Era e fortë bën ‘hallakamë’ në Istog – dëmtohen shkollat

23:55 | 16 Shkurt 2020

Pullazet e objekteve private mbijetuan, por jo edhe ato të institucioneve publike.

Era e fortë e dëmtoi kulmin e shkollës fillore, ‘Bajram Curri’ në Muzhovin të Istogut, një javë më parë.

Me dëme në vlerë prej 80 mijë euro, stuhia la edhe ndërtesën e shkollës ‘Zymer Zeka’ në fshatin Kaliqan, dritaret e së cilës nxori nga vendi.

Kështu, nga 1 milion e 800 mijë euro sa konsiderohet të jetë gjithsejtë dëmi në Komunën e Istogut, një shumë e konsiderueshme u takon objekteve publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara