Engel i shkruan Mogherinit: Serbia nuk është gati për BE (DOKUMENT)

22:51 | 2 Qershor 2017

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka dënuar veprimin e autoriteteve të Serbisë, të cilat e lejuan ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, që të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë ku u fol për dhunën e ushtruar ndaj grave gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Jahjaga planifikoi të vizitojë Serbinë për të folur për përdorimin e përdhunimit si armë gjatë luftës së Kosovës në 1999.

Engel i shkroi shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini lidhur me këtë çështje, duke argumentuar se mos gatishmëria e Serbisë për t’u përballur me krimet e saj të mëparshme është arsye për të ngadalësuar procesin e anëtarësimit në BE.

“Për një vend ballkanik – Serbia, jo më pak – për të shmangur diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet në kohën e luftës paraqet një problem shumë serioz. Nëse nuk adresohet, kjo mund të rezultojë në përsëritjen e sjelljes së kaluar. Sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm të bashkohet me komunitetin e demokracive të BE-së nëse nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse nuk ka përgjegjësi për krimet e luftës “, ka thënë Engel.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë bllokoi ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të hyjë në vend për të marrë pjesë dhe për të folur në një konferencë të hartuar për të nxitur pajtimin mes dy kombeve.

18893211_10154475949117414_8693486542640383507_n-1

Lajmet më të lexuara