Ende duhet shumë punë për heqjen e vizave

08:08 | 14 Prill 2015

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, është mbushur optimizëm se brenda tre muajve Qeveria e Kosova do t’i implementojë të gjitha kriteret që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizim të Vizave.

Madje, vetëm gjatë këtij muaji Çollaku u ka premtuar përfaqësuesve të Francës dhe atyre të Italisë se Kosova deri në qershor do t’i përmbushë të gjitha kriteret e mbetura për heqjen e vizave, shkruan Zëri.

Mirëpo, për këtë optimizëm përfaqësuesit e opozitës dhe ata të Shoqërisë Civile thonë se deklarata e ministrit më shumë është politike sesa realiste. Madje, ata thonë se për t’i përmbushur kriteret deri në qershor duhet të miratohen një sërë ligjesh, të cilat nuk janë sjellë akoma nga Qeveria.

Nënkryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Valdete Bajrami, thotë se në Komision ende nuk janë sjellë ligjet që duhen miratuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara