Emshiri sërish vërshohet nga qentë endacakë, komuna s’dinë çfarë të bëjë (FOTO)

20:37 | 28 Shtator 2017

Në Prishtinë qentë endacakë janë shtuar në numër. Kryesisht problem me ta, kanë banorët e lagjes Emishir.

Banorët e kësaj lagje përballen më rrezikun nga qentë endacak nga mëngjesi deri në mbrëmje, këtë e dëshmoj edhe rasti kur para pesë ditësh është sulmuar një fëmijë pikërisht në këtë lagje, raporton lajmi.net.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti të martën,ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me situatën e qenve endacakë pasi kohën e fundit ka arritur nivelin alarmant.

Ai tha se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, që të mund të marrin vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin, mirëpo deri më tani komuna e udhëhequr nga Ahmeti nuk ka ndërmarr asnjë veprim.

22054548_1836286976385470_799420307_n 22054413_1836286953052139_1879349707_n 22091691_1836286926385475_610922525_n 22156762_1836286899718811_88723948_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara