Elezi: Njësitet inteligjente duhet të hulumtojnë për “Katarin” e Serbisë që po mundëson lëvizjen e agjentëve të BIA-së në Kosovë

12:22 | 25 Tetor 2020 | Elmedina Ballazhi

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policia e Kosovës, si duket nuk po punojnë aq sa duhet, konfrom ligjit dhe shpenzimeve që i krijojnë.

E, fatkeqësisht po krijohet një situatë e brishtë në Kosovë nga instancat e sigurisë, kështu thotë Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.

Në një intervistë për arbresh.info, ai ka treguar se institucionet e sigurisë në kohë pandemie kishin një plan operativ të gabuar.

“Fatkeqësisht kemi një situatë të sigurisë së brishtë duke filluar prej pasigurisë juridike, ekonomike e deri tek aktivitetet e dhunshme. Ky është një shqetësim serioz për qytetarët e Republikës së Kosovës. ku njësit e veçanta në kuadër të Policisë së Kosovës, i kaloi në polic të rendit dhe ne kishim një mosfunksionalizim të institucioneve të sigurisë në përgjithësi”, ka thënë Elezi.

Ndërkaq, ai ka shtuar se në këtë kohë të pandemisë se Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, kanë punuar me orar të shkurtuar.

“Rastet e fundit na japin dëshmitë se vërtetë se ne i kemi institucionet e sigurisë, jo në nivelin e duhur. Këto institucione nuk po kryejnë aq sa duhet punën e tyre konfrom ligjit dhe shpenzimeve që i krijojnë. Më shumë është dyshimi se ata janë duke kryer shërbimet e personave apo grupeve të caktuara se po kryejnë shërbimet për të cilët ata janë të kontraktuara apo janë detyruar”, ka shtuar ai.

Elezi: Shqetësim serioz për Kosovën, agjentët e BIA-së serbe dhe FSB-së ruse

“Po ashtu, kemi edhe një shqetësim serioz të zhvillimeve të fundit në Kosovë, në aspektin e sigurisë kombëtare, ku kemi edhe lëvizje të shumta të agjentëve të BIA-së, dhe FSB-Rus, të cilët kanë pasur aktivitete në Kosovë, e këtë e kanë publikuar mediat. Kosova është bërë një transit i sirianëve, të cilët vijnë nga Siria, e po kalojnë mes Kosovës e po shkojnë në Evropë. Për dyshim, në mesin e atyre refugjatëve mund të ketë pjesëtarë të ISIS-it, apo organizatave terroriste që mund të jenë të dhunshëm e do të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, e këtu kemi edhe rastin në Magure të Lipjanit”, ka thënë ai.

Bedri Elezi: E shoh shqetësuese punën e njësive inteligjente në Kosovë

“Është një shqetësim serioz, sa i përket organeve që janë me preventivë në siguri. Kemi shumë institucione të cilët marrin paga sa i përket sigurisë, e jo vetëm Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, por janë edhe njësitë e veçanta të Policisë së Kosovës, inteligjenca e policisë së Kosovës, janë Inteligjenca financiare, por që puna e tyre nuk po përmendet”, deklaroi ai.

Kohëve të fundit në Kosovës, janë shtuar edhe shumë raste të tjera që e kanë rrezikuar sigurinë e shtetit të Kosovës, si rasti i Karaçevës, rasti i BIA-së serbe në Kosovë, ku ishin futur më 10 tetor të këtij viti, e që kishte raportuar për herë të parë portali arbresh.info.

“Janë dy raste që kanë ndodhur ai i Karaçevës dhe BIA-së, në Kosovë. Duhet të hulumtohet personi kryesor që është një serb, i cili i ka futur të gjitha aparatet e lojërave të fatit në atë pjesë, është një zonë që nuk është kontrolluar nga institucionet tona të sigurisë”, ka thënë ai.

Kush është “Katari” i Serbisë që po mundëson lëvizjen e agjentëve të BIA-së në Kosovë?

“Katari, është një serb, që ne kemi dyshimin që ai është një person i cili i ka mundësuar lëvizjet e mjeteve financiare dhe operative të shërbimit sekret BIA. E këtë duhet ta trajtojnë institucionet e sigurisë, në procesin e ndjekjes”, ka deklaruar për, arbresh.info, Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.
Për mos kryerjen e detyrës në mënyrë profesionale, po e dëshmon AKI-ja, ku ende është në punë zv.drejtoresha Vlora Hyseni, e cila kishte dhënë dorëheqje, por ende punon aty.

“AKI-ja, ka mandatin e saj, e ka një numër të konsiderueshëm të njerëzve që kanë paga mjaft të mira. Qasja profesionale është për të dyshuar, pra te profesionalizimi i tyre e tek ndikimi i tyre që bëhet nga personat e caktuar. Në AKI, janë ndërruar shumë drejtorë e njerëz të caktuar, e sot ne kemi në faqen e AKI-së, nuk kemi zëvendësdrejtor, e ku akoma kryen punën zëvendësdrejtoresha Vlora Hyseni, e cila ka dhënë dorëheqje, por një gjë e tillë as nuk është bërë publike e as nuk është vendosur që ajo të mos punoj, por ajo punon ende aty”, ka sqaruar Elezi.

Roli i AKI-së, në vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Elezi, ka thënë se AKI-ja, ka mandat që të merret me këtë rast, sepse ka pajisje që ia mundëson për t’i përgjuar këto.

“AKI, ka mandat të merret me këtë, është një rast shumë i rëndë, kanë të gjitha pajisjet e mundësit teknike operative, për ti gjurmuar këto, e madje duhet të kishin informacione paraprake sepse ky rast më herët ka ndodhur. Është edhe inteligjenca financiare, sepse për të kaluar një transferim i tillë duhet të kalohen shumë procedura, e janë disa mekanizma që duhet të prekur, por është edhe inteligjenca financiare që kontrollon çdo transferim që mund të dal”, ka thënë Elezi.

Gjithë këto institucione të sigurisë nuk kanë mundur që ta parandalojnë një gjë të tillë.

Pandemia në nivel vendi ka ndikuar shumë, sidomos në mosdijen e institucioneve tona për të mos organizuar mirë aktivitetet e institucioneve të sigurisë në luftimin e pandemisë. Kosova ishte e bllokuar në atë kohë, e rezultati i asaj kohe që është e njëjtë që është edhe sot që nuk është e bllokuar.

“AKI-ja dhe Policia e Kosovës, duhet ta kenë një bashkëpunim real mes tyre, ata kanë një rivalitet mes tyre të thellë, e pastaj është edhe Task-Forca që tani më po shuhet prej qeverisë Hoti, bazuar në rezultatet që janë marr nga terreni dhe efikasiteti i saj ka qenë i padobishëm. Janë në një rivalitet të thellë dhe e duhet të bashkohen, e ndërsa AKI, duhet të trajnoj personat e vetë e duhet të i jap mundësin e punës atyre që janë sepse ka plotë vajza e djem që vërtetë punojnë e kanë kapacitet, por janë të ngulfatur nga udhëheqësit brenda AKI-së”, ka thënë ai.

Në fund, Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ka shtuar se institucionet e siguresë, gjykata, prokuroria duhet të punojnë edhe më tutje në zbardhjen e rasteve, sepse kjo më shumë po i shërben personave të caktuar që janë në krye./E.Ballazhi/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara