Ekziston rrezik potencial për ‘’bombën e kurdisur’’, nga të kthyerit nga Siria

23:52 | 23 Prill 2019

Skënder Perteshi nga Qendra Kosova për Studime të Sigurisë ka thënë se ka rrezik potencial për sulme terroriste nga të kthyerit nga Siria.

”Ata mund të deklarojnë se janë penduar apo që janë kthyer me dëshirë në Kosovë, por këto shprehje duhet vëzhguar vazhdimisht, mund të vërtetohen në bazë të sjelljeve të tyre. Ekziston një rrezik potencial për të ashtuquajturën ”bombë e kurdisur” nga këta të kthyer nga Siria.  Ka fenomene që i quajnë ”simpatizues të ISIS”, ”Ujq të vetmuar”, janë njerëz të cilët përkrahin ideologjinë, por presin momentin për të reaguar.

Perteshi në Zona B përmendi rastet e sulmeve terroriste në Europë duke qenë se statistikat rezultuan që çdo i pesti i kthyer kishte dorë në akte të tilla, njofton Klan Kosova.

“Rastet në Euvropë çdo i pesti sulm që është bërë është bërë nga pjesëmarrës të këtyre luftërave. Kjo ndërlidhet direkt me strategjinë që ndërlidhet me organizatat terroriste”. Kërcënimet e reja ekzistojnë edhe në bazë të trendit që gjendet në botë për tu ballafaquar me një fenomen të tillë në përgjithësi”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara