Ekspertët e pavarur: Kemi përdorur harta zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi

10:59 | 24 Shkurt 2017

Florim Isufi, profesor dhe anëtar i Grupit të Ekspertëve të Pavarur për matjen e territorit të Kosovës ka thënë se ky grup ka përdorur të gjitha materialet hartografike zyrtare të Malit të Z të cilat siç tha ai, janë tepër të sakta.

Isufi tha se kanë pasur shumë vështirësi në sigurimin e këtyre hartave por megjithatë në fund kanë arritur t’i kenë ato, shkruan portali arbresh.info.

“Kemi shfrytëzu të gjitha materiale hartografike publike zyrtare por tepër të sakta. Nëse bëhet kufiri i ri, Mali i Zi nuk do të ketë më 13 mijë e 812 km katrorë por do të ketë 13 mijë e 882 km katrorë”, është shprehur ai./Arbresh.info.

16996830_1417298298282782_476042052_n 16990816_1417298294949449_1583373752_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara