Ekskluzive| Rrëfimi i pacientëve të prekur me COVID-19, në Spitalin e Gjilanit

13:04 | 29 Korrik 2020 | Vlora Selimi

Të vetmen çka kanë të zbuluar janë sytë.

Të mbështjellë nga koka deri te këmbët, është shenja që tregon se është repart i rrezikshëm, raporton Arbresh.info.

Në korridoret e tij mungojnë vizitoret, të vetmet që kalojnë janë personeli shëndetësor të cilët ju dalin në ndihmë të sëmurëve nga COVID-19.

Dyert e dhomave janë të hapura.

Njëra nga të prekurat me COVID-19, e ka shumë të vështirë të tregojë gjendjen e saj e cila tash e 5 ditë është ë shtrirë në repartin e Infektives në Gjilan.

E, aparati i oksigjenit ja pamundëson që fjalët ti thotë qartë dhe të tregoj gjendjen e saj.

Ajo ka një lutje për ata që mendojnë se ky virus nuk është i vështirë.

“Unë jam nga Vitia jam që 5 ditë këtu, simptomat e para i kam pas më vjedhje, jam infektuar nga burri edhe ai ka virus. Po kam problem më frymëmarrje. Mesazhi im është që të ruhen mos të thonj që s’ka virus, virusi është, ju lutem të ruheni nuk është i lehtë”, tha ajo për arbresh.info.

E, me vështirësi të njëjta por më qëndrueshmëri më të gjatë në këtë repart pacienti tjetër thotë se simptomat e para i ka pasur plogështin.

Ndonëse thotë se asnjë nga familjaret e tjerë nuk është i infektuar, ai bënë apel që mos ta nënçmojnë koronavirusin.

“Jam nga Gjilanit është dita e 10 që jam këtu. Kam pas plogështi edhe kam rezultuan pozitiv. Veç unë jam i infektuar brenda familjes. Stafi po kujdeset mirë. Dy ditë kam pas problem më frymëmarrje. Edhe unë nuk kam besuar virus por që nuk ishte kështu, le të kenë kujdes le ti mbajnë dorëzat e maskën, në fillim duket që nuk është asgjë por e shohin që nuk është hajgare ky virus”, është rrëfimi i tij për arbresh.info.

Të njëjtë më sëmundje por më simptoma të ndryshme, e të shtrirë në një dhomë ata tregojnë për të gjithë rrugëtimin e tyre nga simptomat  para e deri të ardhja në repartin  infektives.

Nga frika se këtë sëmundje shumica po e marrin më jo seriozitet, njëri nga pacientët lutet që askush mos të përjetoj këtë virus.

“ Qe 5 ditë jemi këtu, simptomat e para kanë qenë më kollitje. Po kam problem më frymëmarrje. Stafi janë duke u kujdesur mirë. Veç unë jam i infektuar në shtëpi. U kërkoj qytetarëve të ruhen se kjo nuk është për të mos besuar dhe të mbajnë distancën. Mos të rrinë të gjithë  së bashku dhe të mbajnë maskat”, rrëfen ky pacient për arbresh.info.

Këto janë rrëfimet e plota nga Spitali i Gjilanit:

 

 

🔴#LIVE Ekskluzive| Rrëfimi i pacientëve të prekur me COVID-19, në Spitalin e Gjilanit

🔴#LIVE Ekskluzive| Rrëfimi i pacientëve të prekur me COVID-19, në Spitalin e Gjilanit

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 29 juillet 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme