Ekskluzive: Flasin për herë të parë për martesën, të afërmit  e Kryemyftiut të Maqedonisë, Sylejman Rexhepit

12:02 | 25 Maj 2020

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re.

Kjo edhe ngjalli reagime të shumta në media.

Njerëz të afërt me kryemyftiun kanë folur për Arbresh.info, rreth kësaj martese duke dhënë detaje të reja.

“Kjo martesë është bërë me dëshirë nga të dyja palët, fillimisht kishin një lidhje rreth 6 muaj më pastaj janë kurorëzuar”, kanë thënë për Arbresh.info.

Ata kanë thënë se vajza e cila është 24 vjeçe ishte e martuan më parë dhe ka një fëmijë nga martesa e parë.

“Emine Jetishi (emri i gruas), është  nga fshati Studenqan të Shkupit, ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një fëmijë nga ajo martesë”.

Kryemyftiu, Sylejamn Rexhepi, ka 3 fëmijë nga martesa e parë, 2 djem dhe një vajzë.

“Për këtë martesë Kyremiftiu kishte edhe dakordimin e tre fëmijëve të tij “kanë thënë, për Arbresh.info.

Është raportuar se Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, kishte tërhequr kesh 1 milion euro.

Ata e kanë mohuar këtë dhe se sipas tyre kjo nuk është e vërtetë, pasi që martesa e tij me këto parë nuk ka lidhje asgjë.

Tutje kanë shtuar se martesa është bërë me pajtimin e dy familjeve dhe në kohen e kurorëzimit kanë qenë prezent edhe familja e vajzës.

Për Arbresh.info, të njëjtit kanë thënë se do të japin një intervistë gjatë ditës për të sqaruar gjithçka.

Gruaja e re e kryemyftiut shqiptar të Maqedonisë është nënkryetare e një dege të Bashkimit Demokratik për Integrim./Arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara