Ekskluzive: Drejtori i Ministrit Dardan Gashi, Avdyl Lipoveci keqpërdor udhëtimet zyrtare

19:38 | 10 Qershor 2018

Keqpërdorimet e shumta që bëhen në institucione shtetrore nuk kanë të ndalur. Informata për keqpërdorimin e paras publike raportohen pothuajse çdo ditë nëpër institucione të ndryshme si ministri. Kësaj radhe nuk shpëtoi Ministria e Diasporës, aty ku udhëheq ministri Dardan Gashi.

Arbresh.info ka siguruar informata se në këtë ministri, Drejtori i Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, Avdyl Lipoveci ka keqpërdorur udhëtimet zyrtare.

Sipas informatave të portalit i lartëcekuri, Avdyl Lipoveci në mars të këtij viti kishte bërë një udhëtim së bashku me Ministrin Gashi në Toronto për një vizitë zyrtare që kishte të bënte me një aktivitet për investimet.

Lipoveci ishte akomoduar në hotelin ‘InterContinental Toronto Yorkville’ në Toronto dhe kishte paguar për këtë akomodim 700 dollar kanadez, përderisa buxhetin për akomodim në këtë udhëtim e kishte pasur me limit deri në 110 euro. E po t’i kthejmë 700 dollarët kanadez në euro i bie që Lipoveci ka paguar për një natë 456.74 euro.

Pas kthimit në Kosovë, Lipoveci kishte dërguar faturat në Ministrinë në të cilën punon dhe një gjë e tillë i ishte aprovuar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kurse fakti që Lipoveci kishte paguar rreth 350 euuro më shumë nuk do të thoshte asgjë për atë që e kishte aprovuar atë faturë.

Ndërsa nuk dihet ende nëse keqpërdorimit të tij në këtë udhëtim i është bashkuar edhe vetë minsitri Dardan Gashi, pasi ishte me të.

Për të mos u ndalur me kaq, Avdyl Lipoveci kishte keqpërdorur edhe udhëtimin zyrtar që kishte bërë në Belgjik në prill të vitit të kaluar. Ai ishte akomoduar në ‘Hotel Den Grooten Ëolsack’ dhe do të paguante për një natë 180 euro. Lipoveci aty kishte qëndruar tri netë ku shuma që duhej të paguante ishte rreth 550 euro.

Mirëpo, Lipoveci nuk kishte paguar asnjë nga netët që kishte qëndruar në këtë hotel. Sipas informatave të sigurta, ai u kishte thënë stafit përkatës të hotelit se këtë faturë do ta paguante pas një muaji. Ndërsa me t’u kthyer në institucionin ku Lipoveci punon kishte plotësuar vetë faturën duke e arsyetuar tek personat përgjegjës. Por, kjo doli të jetë falsifikuar pasi që Arbresh.info mëson se këto ditë në Ministrinë e Diasporës kishte shkuar një email nga hoteli në fjalë se zyrtari I lartëcekur nuk kishte bërë pagesën e akomodimit.

Arbresh.info në ditët në vazhdim do t’iu sjell informata më të detajuara lidhur me këto keqpërdorime./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara