Ekipi i FSK-së shkon në Minierën e Artanës, vendin ku humbën jetën dy persona

14:22 | 2 Qershor 2020

Vazhdojnë të mbesin nën rrënoja dy viktimat që humben jetën nga shembja e dheut në Minierën e Artanës.

Sipas informatave qe kemi deri me tani, behet fjale për një inxhinier dhe një xehtar, raporton arbresh.info.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes deri në 6 orë do të pritet për nxjerrjen e kufomave.

Për t’i ndihmuar në nxjerrjen e kufomave ka shkruar edhe FKS

Deri më tani në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe Ndihma e parë, ndërkaq janë duke pritur që të vijnë edhe ekipe të shpëtimit nga Stantërgu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara