Edi Rama vjen në Kosovë, arsyeja e vizitës

07:16 | 29 Qershor 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta vizitojë Kosovën.

Arbresh.info mëson se Rama do të jetë në Kosovë rreth orës 11:30.

Vizita e tij ka të bëjë me situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Po ashtu nga burimet e arbresh.info bëhet e ditur se  kjo është edhe njëra ndër arsyet që presidenti Thaçi ka shtyrë adresimin e tij publik të cilin e kishte paraparë ta mbajë sot.

Shefi i qeverisë shqiptare nesër do të takohet me Presidentin e Kosovës, Kryeministrin Hoti dhe me liderët e partive politike.

Edi Rama e Hashim Thaçi do të dalin bashkë në adresimi publik, raporton Arbresh.info.

Arbresh.info do te ju mbaj të i formuar lidhur me takimin.

Menjëherë pas publikimit të aktit akuzues, Rama ka shkruar se nuk di se si ta shpreh indinjatën e tij përballë akuzave kundër UÇK-së.

“Jjam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës. RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE🇦🇱👐🏿🇪🇺”, ka shkruar kryeministri shqiptar Edi Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara