Edi Rama përlotet kur flet për të fejuarën e djalit të tij që vdiq nën rrënoja

22:09 | 27 Nëntor 2019

Kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa është pyetur për dedikimin që bëri i biri, Gregu, i cili shkruante se ka humbur një njeri të afërt nga tërmeti.

Kreu i qeverisë, i cili po fliste për #realstory në Neës24, e braktisi intervistën, pasi nuk i mbajti dot lotët.

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj. Ata që kujtojnë se po jap mish e shpirt për lekë….”, tha Rama dhe u largua nga transmetimi live.

Më herët, djali i kryeministrit shkruante në “Instastory” se mes viktimave është një e afërme e tij.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllain e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”, shkruante Gregor Rama.

Në media u konfirmua se bëhet fjalë për Kristi Reçin, studenten e mjekësisë, e cila u identifikua si një prej viktimave të tërmetit në Thumanë. Mediat italiane shkruanin se viktima ishte e fejuara e Gregut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara