Edi Rama për Gjykatën Speciale: Kosova është viktima, jo agresori

14:38 | 30 Qershor 2020

Në mbyllje të vizitës së tij në Kosovë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbajtur një konferencë për media në Aeroportin “Adem Jashari”.

Ai ka folur lidhur me akuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton portali arbresh.info.

Ai thotë Kosova ishte viktima dhe jo agresori.

Një pjesë e fjalimit të tij:

“Jam këtu në një mbështetje kombëtare.

“Procesi i vështire i pajtimit është edhe një proces i ndërtimit të së ardhmes politike.

“Është e pashembullt publikimi i saj dhe përben një arsye pikërisht publikimi i saj në prag të një takimi në shtëpi të bardhë.

“Sigurisht që takimi ne shtëpinë e Bardhë përben një moment të rëndësishëm dhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri.

“Në këtë aspekt me vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë dhe të jepet mundësia të kontribuosh.

“Me vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme në nivelin qytetar se si helmi i jetës politike ka penetruar bazën e politikës shqiptare dhe ndikon që të mos kuptohet dhe të deformohet thelbi i shqetësimit që kemi si komb që nuk lidhet as me dy persona as me karrierën e tyre politike. Por kjo lidhet me vlerën e luftës dhe lirisë së Kosovës pjesë e së cilës në mënyrë vendimtare është UÇK.

“Ky është një moment që kemi një krizë disaplanëshe të shkaktuar nga këto, por kemi një mundësi të madhe për t’i vënë në pah vlerat e luftës dhe të vërtetën elementare që Kosova ishte viktima dhe jo agresori”, tha Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara