Edi Rama në Kosovë| Vizita e parë në konakun e Fatmir Limajt

13:33 | 29 Qershor 2020

Kryeministri shqiptar Edi Rama, vizitën në Kosovë e ka filluar me takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur takimet me liderët politikë në Kosovë. Pasditen e së hënës, shefi i ekzekutivit shqiptar i ka shkuar në “konak” kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Rama do të zgjasë edhe më shumë muhabetin me Limajn pasi pas takimit do të hanë drekë së bashku, raporton Arbrersh.info.

Rama në qëndrimin dy ditorë të tij në Kosovë pritet të takojë gjithë liderët politikë dhe institucional në Kosovë.

 

 

Edi Rama tregon se pse erdhi në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara