Edhe tre javë nuk publikohet rezultati përfundimtar, QNR sot fillon punën

13:20 | 7 Tetor 2019

Ka përfunduar numri i votave në rregullta ndërsa ka filluar procesi i bartjes për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

E numërimi i tyre do të filloj tek pas disa ditësh.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, në një intervistë dhënë për arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se presin që gjatë ditës në ËNR të sillet i gjithë materiali zgjedhor.

“Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve jemi duke pranuar materialin e ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha vendvotimet ku është zhvilluar procesi zgjedhor. Deri tani një numër i komunave e kanë dorëzuar materialin dhe besoj se gjatë ditës do të mund të pranojmë të gjithë materialin”, ka thënë ai.

Elezi ka shtuar gjithashtu se nuk kanë datë të caktuar për fillim të numërimit të këtyre votave.

“Nuk mund të kemi një datë të caktuar se kur do të filloj numri i votave me kusht, votave të personave më aftësi të kufizuara dhe votave që kanë ardhë nga jashtë vendit pasi ne varemi nga procedurat dhe dinamika e punës që po zhvillohet. Po shpresojmë që Brenda pak ditëve do të fillojmë numërimin e votave”, ka shtuar ai.

Ndërsa i pyetur për numrin e votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara, Elezi ka shtuar se ende nuk kanë informacione për numrin e saktë.

“Numri i votave nga jashtë vendit aktualisht dimë se kemi pranuar rreth 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime port ë cilat janë në proces të shqyrtimit dhe vlerësimit vetëm pas këtij procesi ne do të dimë numrin e votave nga jashtë vendit. Gjithashtu pas përfundimit të pranimit të të gjithë materialëve do të dimë numrin e personave që kanë votuar si persona me nevoja të veçanta”, ka shtuar ai.

E për datën më të afërt kur mund të publikohet rezultati përfundimtar është pas 20 ditëve.

“Është e vështirë të themi një datë pasi ne varemi nga procedurat dhe dinamika e punës këtu në QNR, në proceset e kaluara zgjedhore përafërsisht na janë dashur rreth 20 ditë që të arrijmë të shpallim rezultatin përfundimtar”, ka përfunduar Elezi.

Në të gjithë vendin, të dielën janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave të KQZ-së nga votat e numëruara deri tani e para është renditur Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara