Edhe pse në New York, Mustafa lobon për njohje në Facebook

12:07 | 30 Shtator 2015

Kryeministri Isa Mustafa ndodhet në New York bashkë me një delegacion të madh të cilit i prin Presidentja Atifete Jahjaga. Aty janë të gjithë liderët botërorë edhe të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë. Por, Mustafa po lobon për njohje në Facebook duke bërë postime në gjuhën shqipe.
Ai ka shkruar se Kosova duhet të anëtarësohet në Organiata Ndërkombëtare ndërsa ka kërkuar edhe njohjen nga pesë vendet anëtare të BE’së.

Ky është postimi i plotë i Kryeministrit.

Kemi shume pune per te bere. Kosova duhet te anetaresohet ne organizatat nderkombetare, te behet subjekt i barabarte ne vendim-marrjen boterore dhe te perfitoje nga keto vendime. Qytetaret e Kosoves meritojne te fitojne lirine e qarkullimit, pa kufizim me regjim vizash, si nje e drejte themelore per zhvillim, arsim dhe prosperitet. Pavaresia e Kosoves duhet te njihet edhe nga pese vende te BE-se ; na nevojitet perkrahja edhe per shume njohje tjera. Zhvillimi me i shpejte ekonomik mund te behet vetem mbi leva te bashkepunimit politik dhe diplomatik me vendet e tjera, te shtetit qe bazohet ne ligj dhe ne rregulla te demokracise. Jane keto ceshtje, te cilat nuk mund t’i bejme vet, per te cilat na nevojitet perkrahja e perhershme dhe mirekuptimi nga SHBA, vendet e BE-se dhe shume vendeve tjera.

Te arriturat historike ne ndertimin e shtetit tone, si rast i vecante, jane Rezultat i perkrahjes se fuqishme, para se gjithash, nga SHBA. Edhe proceset te cilat tani po i zhvillojme po i bashkerendisim me SHBA-te dhe BE- ne. Kjo eshte e vetmja rruge e cila na qon perpara, eshte rruga, te cilen e kane perkrahur qytetaret e Kosoves me shumicen dermuese te votes se tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara