Edhe pas dy ore takim, asnjë lëvizje nga LDK

16:35 | 21 Janar 2020

Tash e dy orë kryesia e Lidhjet Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbyllur në zyrat e partisë së bashku me kryetarin e partisë Isa Mustafa.

Ndonëse kjo mbledhje ka filluara në ora 14:00, deri më tash asnjë lëvizje nuk është bërë nga zyra ku po mbahet takimi.

Heshtje dhe pritje të mediave prapa dyerve të mbyllura është atmosfera tekë zyrat e kësaj partie.

Ndonëse asnjë fjalë nuk u tha as gjatë hyrjes në takim, arbresh.info mëson se në këtë mbledhje do të diskutohet për vendimin përfundimtar që do e marrin lidhur më arritjen ose jo të koalicionit me Vetëvendosjen.

Pikërisht nga kjo mbledhje do të varet edhe përgjigjja përfundimtare rreth ofertës së Vetëvendosjes.

E përgjigjja do të kuptohet vetëm pas përfundimit të takimit nga i pari i LDK-së.

Mustafa pritet të mbajë një konferencë për media, ku do të  bëjë të ditur vendimin e marr nga kjo parti rreth marrëveshjes me VV-në. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara