Edhe në mëngjes kolona, pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova

08:11 | 8 Gusht 2019

Shumë nga bashkatdhetarët tanimë kanë përfunduar pushimet dhe po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Për shkak të fluksit të madh, kolona e pritje të gjata po ka në pikat kufitare, veçmas në Merdare.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritja në këtë mëngjes është 1 orë e 30 minuta deri 2 orë për të dalur nga Kosova.

Ndërsa, po në këtë pikë, pritjet për të hyrë janë të vogla, përkatësisht deri në 10 minuta.

Edhe tek pika ‘Dheu i Bardhë’, pritjet nuk janë të vogla. Sipas të dhënave të mëngjesit, pritja është 1 orë për të dalur nga Kosova përmes kësaj pike kufitare.

Ndërsa, tek pikat e tjera kufitare, gjendja është  më mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara