Edhe Albin Kurti i ulur pranë Gjuriqit

00:10 | 8 Dhjetor 2019

Sonte shpërtheu ‘bomba’ kur u publikuan disa foto të anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla i ulur pranë Marko Gjuriqit, të ashtuquajturit drejtor në Zyrën për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë.

Këto foto nxitën shumë reagime, pasi që Gjuriq dhe shefi i tij, presidenti serb, dy ditë më parë e mohuan masakrën e Reçakut.

Por jo vetëm Sveçla, por pranë Gjuriqit në Berlin ishte ulur edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ballkani.info ka siguruar një fotografi ku afër njëri-tjetrit ulur janë Kurti dhe Gjuriq, gjë që nuk duhet të ndodhte pasi që Gjuriq njihet për deklarata kriminale kundër Kosovës dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Gjuriq është i ulur në krahun e djathtë të Kurtit në konferencë për bashkëpunim rajonal të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë me temën “Dialogu i Ballkanit”.

Në krahun e majtë të Kurtit është e ulur Teuta Vodo, sekretare për marrëdhenie më jashtë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara