Edhe 600 vende të lira për afatin e dytë në shkollat e mesme në kryeqytet

20:56 | 8 Gusht 2017

Në shkollat e mesme në kryeqytet kanë mbetur vetëm edhe 600 vende të lira.

Në 13 shkollat e mesme të larta në Prishtinë, nga gjithsej 3 mijë e 588 nxënës sa janë paraparë të pranohen këtë vit shkollor, kanë mbetur edhe 600 vende të lira për afatin e dytë.

Por jo në të gjitha shkollat. Vende të lira për afatin e gushtit nuk ka në paralelet shqiptare në Gjimnazet “Sami Frashëri”; ”Xhevdet Doda”; “Ali Sokoli”; e atë “Hoxhë Kadri Prishitna”, njofton RTK.

Fatos Osmani, zyrtarë në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë tha se “Neve konsiderojmë që shkollat profesionale janë shumë të mira për arsyeje se ato përgatisin nxënësit për studime po ashtu edhe për punë nuk do të thotë që e përfundon shkollën profesionale dhe aty do të ngecësh po rrugën janë të hapura, kështu që është një trend pozitiv në komunën e Prishtinës me rritjen e numrit të nxënësve që janë të interesuar për shkolla profesionale.”

Sidoqoftë, kanë mbetur edhe 600 vende të lira për afatin e dytë, në 9 institucione të arsimit të lartë në Prishtinë.

Në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, kanë mbetur edhe 19 vende të lira.

Në Gjimnazin “Ahmet Gashi” janë edhe 64 vende të lira për afatin e dytë.

Në Gjimnazin “Matematikor”, kanë mbetur edhe vetëm 2 vende të lira.

Në shkollën e mesme “7 Shtatori”, janë edhe 70 vende të lira, e në me “Gjin Gazulli” janë edhe 133 vende të lira. Në shkollën e mesme “Abdyl Frashëri” për këtë vit shkollor janë edhe 135 vende të lira kurse në atë të mesme teknike “28 Nëntori”, janë edhe 83 vende të lira. Në shkollën e mesme të muzikës “Prenkë Jakova” në Prishtinë, në afatin e dytë mund të regjistrohen edhe 20 nxënës, derisa në shkollën e mesme “Aluddin”, kanë mbetur edhe 15 vende të lira.

Afati i dytë i paraqitjes së dokumenteve në këto shkolla ku ende ka vende të lira, do të hapet në gjysmën e dytë të këtij muaji.

Fatos Osmani, zyrtarë në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë tha se “Tashmë ne i kemi realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e konkursit në afatin e gushtit, konkursi do të hapet më 21 gusht deri më 23 gusht.” Rezultatet e nxënësve të pranuar në afatin e dytë në shkollat e mesme përkatëse do të publikohen më 25 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara