E ngacmoi seksualisht disa herë, Prokuroria nis hetimet ndaj të dyshuarit

12:35 | 15 Shtator 2019

Një person i gjinisë femërore është ankuar se disa herë ishte ngacmuar seksualisht nga një person, i cili edhe e kishte fotografuar dhe të njëjtat foto i kishte publikuar në rrjete sociale.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka intervistuar të dyshuarin, të cilin e ka liruar në procedurë të rregullt.

Rasti sipas policisë është ende nën hetime.

“Gllogovc 14.09.2019 – 09:51. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar disa herë  e  kishte ngacmuar seksualisht  dhe e kishte fotografuar me ç’rast  fotot e viktimës i kishte postuar në  rrjetin social Facebook. I dyshuari është  intervistuar i njëjti me vendim të  Prokurorit  lirohet në  procedurë  të  rregullt”, bën të ditur policia./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara