E diela me temperatura në minus

15:27 | 21 Nëntor 2020

Në vendin tonë pritet që këtë të diel të mbajë mot kryesisht i ftohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të jenë në minus gradë celsius, shkruan portali arbresh.info

Minimalja do të sillet nga -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

Ndërkohë në viset malore ka rënë edhe bora e parë./arbresh.info/

VIDEO| Prevalla zbardhet nga dëbora

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara