Dy qytetarë filmohen teksa hedhin mbeturina me thasë në lumin Sitnica

22:35 | 10 Korrik 2019

Lumenjtë e Kosovës nuk po gëzojnë aspak kujdesje nga qytetarët. Një faqe në Facebook ka publikuar një video ku shihen dy qytetarë duke hedhur mbeturina në lumin Sitnica.

Thasët me mbeturina i gjuanin në lum kështu duke treguar papërgjegjësi për ndotjen e lumit.

Sipas përshkrimit të videos në Facebook, kjo ka ndodhur në afërsi të lagjës ‘Kollonia’,transmeton express.

Dy qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina me thasë nga vetura në Lumin Sitnica, afër lagjes së "Kollonisë".Lumenjët nuk janë për të hudhur mbeturina, në mungesë të mirëmbajtjes të paktën të mos ndoten.#Tjetërqysh.

Publiée par Tjetёrqysh sur Mercredi 10 juillet 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara