Dy persona të armatosur tentojnë të grabisin një lokal në Prishtinë

18:29 | 16 Shtator 2019

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në Lagjën Mati 1 në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje dhënë portalit arbresh.info ka thënë se kanë pranuar informatë se dy persona kanë tentuar të grabisin një lokal në Lagjen Mati 1, ku dyshohet se të njëjtit kishin edhe armë me vete.

Hoxha gjithashtu tha se nuk është kryer grabitje dhe se nuk ka asnjë person të lënduar.

“Policia ka pranuar informacione se ne rr. “Astrit Rrushi” ne Prishtine ka ndodhe nje grabitje. Menjeher njesitet policore nga stacioni policor Jugu kane shkuar ne ate lokacion dhe kane kontaktuar me ankuesin, i cili ka pohuar se 2 persona te panjohur kane hyre ne lokal nga nje dere anesore ku dyshonte se te njejtit kishin edhe arme me vete, por pas reagimeve aty, te dyshuarit qe ishin te veshur ne duksa, me syze dielli dhe duke ngasur bicikletat kane ikur ne drejtim te panjohur. Nuk ka raportime se eshte kryer ndonje grabitje apo per ndonje person te lënduar” tha Hoxha

Megjithatë ai tha se Policia është ne proces te mbledhjes se informacioneve lidhur me këtë rast dhe ndërmarrjes se veprimeve te nevojshme për sqarimin e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara