Dy femra rrahin një mashkull në Prishtinë

09:16 | 13 Shtator 2019

 

Dje në Shkollën Shkëndija ndodhi një ngjarje qe se priste askush.   

Dy femra nga kjo shkollë kishin sulmuar fizikisht një mashkull, po ashtu nxënës.

Pas rastit, kishte intervenuar Policia e Kosovës, me ç’rast vëllau i vajzave, ka sulmuar zyrtarin policor nga ku më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, për arsye se të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar nxënës i shkollës. Gjatë arrestimit të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara