Dy autoambulanca bartin bocat me oksigjen

12:27 | 15 Gusht 2020

Dy autoambulanca me targa të rajonit të Prizrenit (04) janë parë duke bartur boca të oksigjenit.

Në fotot e dërguara nga lexues të portalit arbresh.info shihet autoambulanca që kanë në brendi bocat që shërbejnë për pacientët me probleme frymëmarrjeje.

Rritja e numrit të infektimeve në vendin tonë ka rritur edhe kërkesën për oksigjen, pasi që koronavirusi shkakton probleme që lidhen me kanalet e frymëmarrjes.

Në Kosovë deri tani të infektuar me Covid-19 janë 11,130 persona, 3,932 raste  aktive e 381 të vdekur.

Në hospitalizim nëpër spitalet e Kosovës janë 448 pacientë, prej tyre 14 në respiratorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara