Dumoshi mbështet fuqizimin e rinisë

14:11 | 11 Shkurt 2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, priti sot në një takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), me të cilët ka biseduar për politikat, programin dhe prioritetet e MKRS-së në këtë sektor të rëndësishëm, si dhe bashkëpunimin rajonal të të rinjve.

Dumoshi i njoftoi përfaqësuesit e RYCO-s se rinia do të jetë ndër prioritetet e saj gjatë mandatit sa do të udhëheqë MKRS-në. Ministrja e konfirmoi mbështetjen e plotë dhe përkushtimin e saj ndaj sektorit të rinisë dhe u shpreh se do të bashkëpunojë me organizatat që merren me çështjet e rinisë, duke përfshirë edhe RYCO-n.

Ajo e falënderoi përfaqësuesit e RYCO-s për punën e deritashme dhe kërkoi angazhim edhe më të madh për shtrirje dhe aktivitete më të shumta të rinisë. Ministrja gjithashtu kërkoi që të rinjtë e Kosovës si dhe Kosova si shtet të përfaqësohen në mà «nyrë sa më dinjitoze në të gjitha nismat rajonale.

Ndërsa, përfaqësuesit e RYCO-s, i uruan marrjen e detyrës ministres Dumoshi dhe e njoftuan për aktivitetet e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe për projektet që RYCO ku ka mbështetur organizatat rinore dhe shkollat e mesme në Kosovë dhe rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara