Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton mbi 803 mijë euro

11:33 | 16 Shtator 2020

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të informoj drejtë e saktë të gjithë qytetarët, se në matjen e performancës së Komunave në Republikën e Kosovës, Drenasi mbetet Komuna më transparente e llogaridhënëse në shërbimin ndaj qytetarëve, duke u radhitur kështu në vendin e parë.

Pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes më 119 tregues e që Drenasi në këtë matje në mesin e 38 komunave ka performuar në vendin e parë dhe si rezultat i kësaj ka fituar grant në vlerën prej 803,977.35 euro, disa keqdashës për zhvillimin e komunës dhe keqinterpretues, janë duke provuar të devijojnë suksesin që ka Drenasi në performancën më të suksesshme në Kosovë.

Vlen të përmendet, se në të gjitha matjet që behën për perforemancë e transparencë si nga niveli qendror nga OJQ dhe ndërkombëtar, Drenasi radhitet në mesin e komunave me të mira dhe për secilin vit, është edhe përfituese e granteve, ku mjetet e fituara janë dedikuar në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve.

Mbetet për keqardhje, kur disa individ që nuk i dëshirojnë të mirën vendit, bëjnë krahasime me Raportin e Performancës Komunale që përgjithësisht matja e performancës behët me punën e Komunave (shih më poshtë linkun e raportit që përfshinë edhe indikatorët e lehtësimit në biznes) dhe Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave të publikuar nga Riinvest e financuar nga USAID-i, e që ky Indeks ka të bëjë përgjithësisht me bizneset dhe të dhënat e grumbulluara kryesisht janë nga anketimi i mostrave në terren (100 biznese për secilën Komunë) e që janë vlerësuar vetëm me 8 nën-indekse.

Fundja Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave, është i bazuar në të dhëna statistikore, përmes anketimit në terren e që mund të jetë i ndikuar edhe politikisht në grumbullimin e të dhënave, ndërsa Raporti i Performancës së Komunave, është profitabil, pasi që në këtë raport, Drenasi ka fituar grant mbi 30 për qind të shumës totale që ka Komuna për investime kapitale, përkatësisht 803,977.35 euro.

Megjithatë, edhe në raportin e Indeksit të Konkurrieshmërisë së Komunave nga Riinvest, Drenasi mbetet në mesin e komunave me të mira, duke i ikur vetëm rreth 2 pikë vendit të parë, megjithatë në tabelën 4.1.3 Drenasi radhitet si komuna e parë për ofrimin e shërbimeve ndaj bizneseve.

Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve, në këtë komunikim ju bashkëngjisim dy raportet, Raportin e Performancës Komunale dhe Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave, që këto dy raporte, korrespondojnë krejtësisht të ndryshme më njëra tjetrën, si dhe komunikimin me MAPL-në për njoftimin e përfitimit të Grantit të Performancës Komunale.

Prandaj, lusim të gjithë ata që keqinformojnë qytetarët përmes rrjeteve sociale, para së të japin komentet e tyre, lexoni hulumtimet dhe raportet në mënyrën e drejtë që publikohen për matjen e performancës së komunave.

Përmes këtyre komenteve (që kryesisht janë për qëllime politike) ata me vetëdije, ose pa, janë duke e dëmtuar imazhin e Komunës së Drenasit, punën dhe angazhimin maksimal të zyrtarëve komunal që ofrojnë shërbimet e tyre në mënyrën me të mirë të mundshme ndaj qytetarëve, të drejtorëve komunal dhe kryetarit Lladrovci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara