Drejtori i minierës: Nuk ka persona të tjerë të ngujuar në Minierën e Artanës

15:03 | 2 Qershor 2020

Vazhdojnë të mbesin nën rrënoja dy viktimat që humben jetën nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, raporton arbresh.info.

Drejtorin e minierës, Hysen Vranjolli, ka thënë se nuk ka persona të tjerë të ngujuar brenda në minierë.

“Duke e parë që është një ngjarje e dhimbshme po theksoj se nuk ka persona të tjerë të ngujuar që është përmendur 20 apo 30 prej tyre.

Ai tha se kjo shembje ka ndodhur ne korridorin 24/10.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes deri në 6 orë do të pritet për nxjerrjen e kufomave.

Ekipi i Arbresh.info që gjendet në Artanë raporton se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një ekip i zjarrfikësve nga KEK-u.

Po ashtu edhe një punëtori që kishte punuar ka kërkuar nga prokuroria që të marrin pjesë brenda minierës në nxjerrjen e trupave.

Deri më tani në vendin e ngjarjes ka arritur FSK Policia e Kosovës, zjarrfikësit FKS dhe Ndihma e parë, ndërkaq janë duke pritur që të vijnë edhe ekipe të shpëtimit nga Stantërgu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara