Drejtori i Doganës: Importet nga Serbia e Bosnja kanë shënuar rënie 99%

09:50 | 2 Janar 2019

Vendimi i Qeverisë për vendosjen e masës 100% për produkte që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, ka ndikuar në rënien e importit mbi 99% nga këto dy shtetet.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se efekti më i madh i këtij vendimi është fuqizimi i prodhuesve vendës, raporton Ekonomia Online.

“Efekti i vendimeve ka pasë rënie mbi 99% të importit nga këto dy vende, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nëntor-dhjetor, ka pasë 60 milionë euro import nga këto dy vende, ndërsa tani kemi disa qindra mijëra euro, efekti më i madh është në fuqizimin e prodhuesve vendës”.

“Nëse marrim të dhënat pas vendimit të Qeverisë për masën tregon se kemi një rënie të theksuar të importit nga këto dy vende, në mesatare nga Bosnja ka qenë 8 milionë euro, ndërsa nga Serbia ka pasë 40 milionë euro në bazë të importit “, tha Berisha.

Në Doganën e Kosovës pas vendimi të Qeverisë së Kosovës kalojnë rreth 120 milionë të hyra.

“Në anën tjetër sfidë tek të hyrat kanë pasë ndikim vendimet e Qeverisë së Kosovës në fushën fiskale, marrëveshja e MSA-së të gjitha së bashku deri sot kalojnë mbi 150 milionë euro mbi të hyrat në Doganat e Kosovës”.

“Pas Serbisë vjen Gjermania si vend kryesor që Kosova importon, pastaj vjen Turqia, Italia, Kina e pastaj Shqipëria, por ka qenë e pamundur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha produkteve, pasi që për të lidhë kontrata të reja, bizneseve iu duhet 1 muaj kohë”.

Sfidë për Doganën e Kosovës po mbesin ende kontrabandat, madje ky problem ka shënuar rritje menjëherë pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e masës, raporton EO.

“Kontrabanda është një sfidë e të gjitha shteteve të botës, këtë vit kemi mbi 2200 zbulime të veprave penale dhe doganore, mbi 90% kundërvajtje doganore”.

“Nëse flasim pas vendimit të Qeverisë për masën, vërehet një rritje e kontrabandës sidomos në pjesë veriore të Mitrovicë, ne po luftojmë që asnjë mall të futet në kontrabandë përmes rrugëve ilegave”.

“Kemi pasë raste që kemi zbuluar me miliona copë cigaresh të cilat janë importuar përmes rrugëve malore”, tha Berisha, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara