Dorëzohet kallëzim penal ndaj anëtarëve Këshillit Drejtues UPZ-ës

23:32 | 10 Janar 2019

eksa gjatë kësaj të enjte studentët kosovar protestuan për liberalizim të vizave.

Kryetari i Parlamentit Studentor në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Milot Krasniqi, ka dorëzuar në prokurori kallëzimin penal ndaj 4 anëtarëve të Këshillit Drejtues ëe UPZ-së (Bedri Muhadri, Isak Hoxha, Parim Kosova dhe Soner Yildirim).

“Në një mbledhje pa kuorum, me vetëdije të plotë kanë vepruar kundërligjshëm, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, ku kanë lëshuar një vendim për zgjedhjen e u.d Rektorit të UPZ-së.
Me këtë rast të lartë përmendurit kanë kryer 2 vepra penale, atë të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 422 të KPRK-së dhe “Mos ekzekutimi i vendimit Gjyqësor” sipas nenit 402 të KPRK-së”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga Parlamenti Studentor i UPZ-ës.

Më tej ata thonë se besojnë fuqishëm në  Organet e Drejtësisë se Republikës se Kosovës dhe shtojnë se presim që jo vetëm të anulohen këto vendime të jashtëligjshme të KD nga organet përkatëse, por këta shkelës kontinuel të ligjit të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimet meritore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara