Dogana ndalë një autobus në kufi, ja çfarë është gjetur

14:48 | 17 Nëntor 2019

Dogana e Kosovës ka ndalur për disa ore një autobus në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Burime të arbresh.info bëjnë të ditur se pas kontrolles së bagazhit janë gjetur artikuj të pa deklaruar në vlerë rreth 700 euro.

Derisa udhëtarët nuk kanë pranuar pronësinë për artikujt e gjetur, bëhet e ditur se është ndaluar shoferi i autobusit.

Arbresh.info ka kontaktuar zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, për të mësuar më shumë rreth këtij rasti, mirëpo i njëjti ka pohuar se nuk ka informacione dhe se për këtë do të deklarohet gjatë ditës së sotme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara