Dogana e Kosovës blen banderola mbi 1 milion euro

23:18 | 9 Janar 2019

Dogana e Kosovës së fundit është furnizuar me banderola.

E Vlera e tyre ka kaluar shumën prej 1 milion euro, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën “Furnizimi me banderola për duhan dhe pije alkoolike” Dogana e Kosovës kishte planifikuar shumën prej 1 milion e 260 mijë euro.

Kohëzgjatja e kontratës ishte për 3 vite ndërsa një nga kriteret e dhënies së kontratës ishte ofrimi i çmimit më të ulet.

E pas hapjes së tenderit kanë aplikuar tri kompania ndërsa fituese ka dalë kompania “UAB “Garsu pasaulis”.

Kjo kompania ka ofruar çmimin prej 1 milion e 224 mijë e 417 euro./Arbresh.info

Lexo edhe: Agim Aliu ‘pastron’ Ferizajn me 250 mijë euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara