Djemtë e klubit “Bonu Burrë”, nderojnë gratë dhe vajzat për 8 mars

18:55 | 8 Mars 2015

Klubi “Bonu Burrë”, përmes shpërndarjes së disa dhuratave nëpër sheshet  e kryeqytetit ka nderuar gratë dhe vajzat në ditën ndërkombëtare të tyre.

10397088_726602820771952_3311502676753193865_o

Përmes një postimi në faqen e tyre në facebook, ata kanë treguar qëllimin e këtij aktiviteti.

“Këto dhurata janë shpërndarë në sheshet kryesore në Prishtinë, duke tentuar që qytetarëve të Kosovës t’u sjellin ndërmend sakrificat e sukseseve të këtyre grave dhe vajzave si kampione të barazisë gjinore për të nderuar kontributin e tyre.
Dhuratat janë shpërndarë  nga djemtë që janë anëtarë të klubit “Bonu Burrë”, të cilët jo vetëm për ditë të caktuar siç është 8 marsi, punojnë për barazinë gjinore”, thuhet ndër të tjera në postimin e tyre.

11046380_726602814105286_1334418094915871329_o

10980158_726602804105287_6143587206515221890_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara