Djali i Haki Imerit akuzon Thaçin: I njeh ekzekutorët dhe urdhërdhënësit

15:00 | 28 Nëntor 2019

Kastriot Imeri, djali i Haki Imerit, ka drejtuar akuza në drejtim të presidentit, Hashim Thaçi duke thënë se  ky i fundit i njeh ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e babait të tij.

“Te gjitha argumentet dhe deshmite na qojne se urdherdhenesit dhe ekzekutoret i njeh H .Th. dhe besojme se njeri nder ta eshte vet H.TH). ndersa vrasesit nuk kane ndonje rendesi per ne drejtesia do te merret me dy palet ; me urdherdhenesit edhe me vrasësit”, ka shkruar Imeri në Facebook.

Sipas tij, Gjykata Speciale do t’i japë epilog të gjitha ngjarjeve, dhe rrethanave të vrasjeve politike.

“Mbeshtetja jone e parezerve ndaj kesaj Gjykate qe nga fillimi na ben te ndihem krenar se jemi rreshtuar ne anen e viktimave”, ka shkruar Imeri.

Më poshtë e gjeni të plotë reafimin e Imerit./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara