Ditëlindja e Bob Dole, Haradinaj: Miqësia Kosovë- Amerikë do të jetë e përhershme

14:33 | 22 Korrik 2019

Sot, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Me këtë rast Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se shpreson se miqësia Kosovë -Amerikë të jetë e përhershme.

” Është një moment i mirë me i uru një miku të Kosovës ditëlindjen. Falënderoj Ambasadorin e SHBA-së Filip Cosnet. Unë vetëm se e ndihmoj një përmendore të tillë pasi iniciativa më ka ardhë nga qytetarët. Falënderoj senatorin për dakordimin që na ka jap për këtë përmendore. Janë 29 vite më herët ku për herë të parë një grup senatoresh të SHBA-së kishte ardhur në Kosovë. Vizita e asaj kohe ishte kthesë dhe një nismë për se mbari e Kosovës. Sot populli i Kosovës e nderon vetën dhe këtë miqësi. Luan Mulliqi artist i kësaj vepër do të na nderoj. Shpresoj që miqësia jonë Kosovë-Amerikë të jetë e përhershme”, tha Haradinaj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Amerikës në Kosovës Filipp Kossnet.

Më këtë rast Ambasadori Amerikan dha një mesazh lidhur me marrëdhënieve mes Kosovës e Amerikës.

” Jemi të nderuar që jemi dëshmitarë të këtij themeli dhe e di që edhe Senatori është i prekur për këtë nderim. Gjatë tërë jetës së tij në shërbim Dol i ka prirë gjithmonë shtytjes së lirisë në tërë botën. Qeveritë tona ndoshta nuk do të pajtohen gjithmonë rreth politikave por ne kemi parë se miqësia e qëndrueshme mes popullit të Kosovës dhe Amerikës nuk varet nga partitë politike ose individë. Këtu jemi të dy rrugë që mbajnë emrat e dy politikanëve të dy partive të ndryshme dhe të gjithëve do të na bën mirë të përqafojmë filozofin e Bob Dol se në politik kemi kundërshtarë por jo armiq. Sot lë të përqendrohemi në historinë dhe vlerat që i kanë bërë bashkë popullin e Kosovës dhe Amerikës. Ne duhet të jemi për një Kosovë të barabart për të gjithë”, tha Ambasadori.

E sponsorizuari i këtij busti Arjan Zeka, drejtor i Odes Ekonomike Amerikane, tha se sot është dita më e mirë për të falënderuar.

” Nuk ka ditë më të mirë se sot të ja kujtojmë Bob Dol, në ditëlindjen dhe kjo rrugë dikur ju patë ndaluar të kaloj këndej vetëm pse kishte ardhur ta ndihmon Kosovën, tha Zeka

E i nderua përmes një videoje u shpreh edhe vetë Senatori Bob Dole.

” I nderuar Kryeministër ju falënderoj për kremten tuaj për ditëlindje. Jam krenar që kam qenë dëshmitar i lindjes së Kosovës. Nuk mund ta shpreh emocionin për këtë përmendore nuk besoj se e meritoj këtë nderë. Nëse shëndeti ma lejon shpresoj që se shpejti të vi në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndryshe busti i senatorit amerikan Bob Dole do të inaugurohet më 28 nëntor pikërisht në ditën e falënderimeve./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara