Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës

14:07 | 5 Shtator 2019

Pasditen e sotme një pjesë e fabrikës e cila udhëhiqet nga gratë në Krushë është përfshirë nga zjarri

Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Veli Gashi, i cili ka thënë se dëmet materiale janë të konsiderueshme, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:10, neve na lajmëruan gratë e kooperativës Krusha se një pjesë e fabrikës së tyre është përfshirë nga zjarri. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky incident. Ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë angazhuar vazhdimisht në fikjen e zjarrit”, ka thënë Gashi.

Ai ka treguar se edhe një numër I madh I banorëve të Krushës iu kanë dalë në ndihmë zjarrfikësve. “Gjithashtu edhe një numër i madh i banorëve të Krushës iu kanë dalë në ndihmë zjarrfikësve. Sa i përket ndihmës komunale, ne do të gjejmë forma që t’i mbështesim gratë e Krushës së Madhe në mënyrë që sa me shpejt të fillojë prodhimi në këtë fabrikë”, ka theksuar Gashi për KlanKosovën

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara