Digjet baloni me flamurin e ish-Jugosllavisë që ishte vendosur në hyrje të Pejës

22:59 | 23 Nëntor 2020

Një balon fluturues që ishte vendosur në hyrje të qytetit të Pejës, e që kishte ngjyrat e flamurit të ish-Jugosllavisë, ka përfunduar i djegur.

Arbresh.info ka siguruar fotografi të djegies së këtij baloni. Megjithatë nuk dihen persona që kanë djegur këtë balon.

Balloni trengjyrësh ishte vendosur sot në hyrje të komunës së Pejës nga kreu i komunës Gazmen Muhaxheri.

Ndryshe në brendësi të këtij balloni shkruan “Mirë se vini në Pejë”./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara