Detaje të reja për vdekjen e punëtorit: Nuk ka rënë nga lartësia, kolegët e gjetën të vdekur

22:45 | 12 Shtator 2019

Punëtori i ndërtimtarisë që humbi jetën sot në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, nuk ka qenë duke punuar.

Kolegët e tij e kishin gjetur të vdekur afër zhveshtores.

Valon Leci, ushtrues detyre i Kryeinspektorit të Punës, ka treguar se viktima nuk ka vdekur duke rënë nga lartësia.

“Vendi ku ka humbur jetën viktima, nuk ka qenë duke u punuar aty dhe nuk ka rënë nga lartësia. Pasi është kryer orari i punës, ai ka shkuar tek zhveshtoret vend ky, ku nuk ka qenë duke u punuar dhe punëtorët tjerë, kolegët e tij duke e prit në kombi e kanë parë që nuk është edhe e kanë gjet të vdekur”, ka thënë Leci për Insajderin.

Policia e Kosovës po ashtu ka konfirmuar rastin duke treguar se rasti ka ndodhur, rreth orës 17:45 dhe se rasti është konstatuar si vdekje e dyshimtë.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rene nga një ndërtesë ne rrugën “Robert Doll” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin ane njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ndërsa Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, këtë rast e ka cilësuar se “vdekje të dyshimtë”.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimit, prokurori dhe krim-teknika janë të vend të ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e duhura”, ka thënë Munishi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara