Dështon votimi për komisionet, Osmani e thërret kryesinë për në ora 14:00

12:36 | 13 Shkurt 2020

Ani pse është hedhur në votim zvogëlimi për komisionet parlamentare, kjo pikë nuk i ka pasur numrat e nevojshëm dhe ka dështuar të miratohet.

Pas me shumë se dy orë diskutimesh shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka kërkuar pauzë dhe një takim me shefat e grupeve parlamentare.

Njëjtë mendon edhe ai i LDK-së, Arben Gashi.

Por opozita nuk është e pajtimit për pauzë.

Bedri Hamza nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Haxhi Shala nga Nisma, thanë se nuk është koha e bisedave pasi sipas tyre bisedimet është harxhuar por duhet të shkohet menjëherë në votim të pikës së rendit të ditës.

Kryetarja Osmani propozoi që të shtyhet seanca për një ditë tjetër.

“Mbledhja e kryesisë do të caktohet ditën dhe orën e saktë se kur do të vazhdohet me votim për konstituimin e Kuvendit”, deklaroi kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Meqë kjo nuk u pranua nga opozita, atëherë propozimi për komisionet parlamentare është hedhur në votim, mirëpo, nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Osmani pas dështimit të votimit ka thirrur mbledhje të kryesisë për në orën 13:00./arbresh.info/

🔴#LIVE Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 13 février 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara