Deputeti Reçica: E rëndë që Policia të protestojë apo abstenojë

11:29 | 15 Shtator 2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica konsideron se është e rrezikshme që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të protestojnë apo abstenojnë në punën e tyre.

“Policia e Kosovës të jetë 12 orë e angazhuar, me gjithë ata ngarkesa, është bukur problem me qenë polici sikurse në rrethana të zakonshme. Ne e dimë që shumëçka nuk është ashtu siç duket, por policia në kuadër të ligjit duhet të jetë e vendosur ta zbatojë ligjin por edhe ta kufizojë vetën të dal nga ajo çka nuk është ligjore. Do të kërkojmë fuqishëm që mos të vije deri në një protestë apo abstenim i policisë. Policia e shtetit është organi më i rëndësishëm që ka ky shtet. Varet siguria shtetërore, e qytetarëve”, ka thënë

Këto deklarata ai i ka bërë në Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Të Mbrojtjes shqyrton kërkesës e Agjencisë  për Informim dhe Privatësi si dhe njoftohet nga përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre ./arbresh.info/

?#LIVE: Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

?#LIVE: Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 15 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara