Deputeti i PDK-së kërkon që ministria e Diasporës të zhvendoset në Gjilan

19:43 | 15 Prill 2019

Teksa po diskutohet për Ligjin për Diasporën deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti pati një kërkesë për këtë ministri.

Ai kërkoj që Ministria e Diasporës të zhvendoset nga Prishtina në qytetin e Gjilanit, shkruan arbresh.info.

“Kërkoj nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që është edhe lider i koalicionit qeverisës që ta marr në konsideratë këtë kërkesë dhe ta shohë mundësinë që Ministria e Diasporës të zhvendoset në qytetin e Gjilanit”, ka thënë ai.

Sipas tij kjo ministri do të ishte më afër edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ndryshe Projektligji për Diasporën nuk u hodh fare në votim pasi në sallën e Kuvendit nuk kishte kuorum të mjaftueshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara